Shpella e Piratëve
Mund të arrihet nga deti dhe toka. Vendosur në shkëmbej thikë, në një det shumë të thellë që merr “ngjyrën e vërës“ (Homer), Shpella e Piratëve, ruan vlera të rëndësishme turistikë, që të sjellin në kohërat e Mesjetës Shqiptarë.
Mbi librin
Shpella e piratëve është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, te ish Shtëpia botuese "Naim Frasheri", ne mundëm ta nxjerrim në faqen tonë vetëm në ribotimin e tij të dhjetë. Mbi romanin Përmbajtja e romanit është shpërndarë në pesë pjesë.
Pjesa e parë ka dy tituj "Tregimi i Niko Dabos" dhe "Përleshja me peshkaqenin". Ndërsa pjesa e dytë mbanë titujt "Zbulimi i një fshehtësie shekullore", "Gjonbaba! Gjonbaba!" dhe "Lolua - Gjonbaba!. Në pjesen e tretë paraqiten titujt "Përgatitja", "Në sulm për futje në shpellë", "Në detin e shpellës" dhe "Viti 999!".
Pjesa e katërt fillon me titullin "Emri i Rusman el Namsurit" vazhdon me "Gjonbiri" dhe përfundon me titullin "Gjonipi". Pjesa pestë dhe e fundit, ka pesë tituj. Fillon me titullin "Kthimi i humbjes", vazhdonë me "Lundërthyes në skëterrë!", "Zbulime tjera", "Zëri i jetës" dhe përfundon me "Në krye Delfini i pionierëve!".