Historia e Dhermiut
Himara, ku përfshihet edhe Dhërmiu, ka qënë banuar nga fisi epirot i Kaoneve. Themelimi i fshatit humbët në lashtësi.
Dihet së Filipi i Maqedonisë sulmoi Himarën në 214 p.e.s. dhe në 167 ajo që bazë detarë e Romakëve. Jul Cezari që prijësi i parë i madh që shkeli në plazhin e Dhërmi - Palasës në betejat e tij kundër Pompeut dhe thuhet së ai u dha kurajo njerëzve të tij dukë thënë “Mos u frikësoni, së mbartni Cezarin dhe fatet e tij”. Për një kohë Himara ka qënë nën sundimin bullgar (904). Thuhet së një nip i Gjin Bua Shpatës (kryezot i Artës rreth 1370) u vendos në kohën e Mesjetës në Dhërmi. Përmendët së pas vrasjes së Balshës II më 1385 deri më 1392, Himara që nën gruan e tij, Komita Muzaka “një amazonë e vërtetë”. Gojëdhënat tregojnë për përleshje më saracenet dhe Shpella e Piratëve është një nga këto dëshmi sikurse toponimet e Alevra (Al-evra) dhe përroi i Rusmanit.
Pas Pavarësisë, Himara u përfshi në shtetin e ri Shqiptar, ndonëse në mars 1914 u shpall si krahinë autonomë. Në 1927, midis qeverisë Shqiptarë dhe krahinës u nënshkrua Protokolli i Himarës që njihte privilegjet e kësaj krahinë. Viti 1930 shënon fundin e mësimit të gjuhës grekë në Himarë. Gjatë Luftës I Botërorë u ndërtua edhe rruga e Bregut që i dha hov zhvillimit të ekonomisë. Gjatë Luftës II Botërorë, Dhërmiu që vija më e largët e frontit Italo-Grek dhe popullsia e fshatit u detyrua që të shpërngulët në Vlorë, Durrës e deri Shkodër. Fshati morri pjesë aktivë në Luftën Nacional-Çlirimtarë dhe shumë nga dhërmiotet morën pjesë në çetën e Bregdetit dhe në Brigadën e Xll.

Normani Robert Guiskardi dhe biri i tij Boemund kërkuan ta nënshtronin si pasojë e pozitës zotëruese mbi Kanalin e Otrantos. Gjon Kastrioti, i biri i Skënderbeut, trashëgoi Himarën, ku edhe zbarkoi më 1481 për të filluar një rezistencë kundër turqve, pas vdekjes së të atit. Pas vdekjes së Skënderbeut, si edhe më vonë një pjesë e Himarjotëve u shpërngulën për në Italinë e Jugut, ku formuan fshatra. Himara nuk u pushtua dot plotësisht pas vdekjes së Skënderbeut dhe është së bashku më Mirditën, ndër dy krahinat që kishin një status autonom. Sipas këtij statusi, nënshkruar në 1492 më Sulltan Bajazitin II. Himara dhe shtatë fshatrat e tij, duhej ti paguante Portës së Lartë shumën e 16.000 frangave në vit Sistemi i qeverisjes që bazuar në autoritetet lokalë dhe sistemin e dhimogerondeve (δημογεροντίας ). Sulejmani i Tretë (Kanuniu apo i Madhërishmi) që arriti deri në portat e Vjenës, tentoi të shtronte Himarën por pa sukses. Madje pati edhe tentativë për vrasje të vetë sulltanit (episodi më Damiani i cili arriti deri në çadrën e tij). Himarjotët (term që përfshinte rreth 50 fshatra) u përfshinë në shumë kryengritje si ato të viteve 1481, 1488, 1494-1509, 1537, 1571, 1595, 1690, 1713. Ali Pashai që i vetmi sundimtar Turk (apo shqiptar) i cili arriti (1797) të nënshtronte Himarën dhe fshatrat e saj. Thuhet së që pikërisht ai që urdhëroi djegien e pyllit më dushk sipër fshatit të Dhërmiut. Sipas historisë së Shqipërisë, Suliotet, që dhanë një kontribut aq të madh për pavarësinë e Greqisë, vinin nga shpërngulja Himarjotëve (edhe ata më 7 fshatra). Në atë kohë Bajroni i përshkruante kështu Himarjotët tek Cajld Haroldi :
- “Të bijtë e Himarës që s’falin as mikun
- Si mund të lënë të gjallë armikun
- Si s’marrkan dot gjak më pushkët besnikë
- Ka shenjë më të bukur së zëmra armike ?“